Kryeministri Edi Rama në listën për kandidatë për deputetë në Qarkun e Vlorës është i gjashti në renditje përsa i përket zgjedhjeve të 18 qershorit.
Por sot në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama u prezantua nga ministri Damian Gjiknuri si pari në listë për këtë qark. “Edi Rama kandidati parë për qarkun Vlorë”, u shpreh Damian Gjiknuri.
Edi Rama dhe Pastia Socialiste ka zgjedhur që ta hap fushatën elektorale nga qyteti i Durrësit. Ndryshe nga herët e tjera kjo fushatë është hapur nga qyteti i Tiranës. Por ashtu edhe siç duket është e njëjta paraqitje, pasi ka simpatizantë socialistë nga e gjithë Shqipëria. (J.V/Shuplaka)