Në Tepelenë janë sekuestruar nga policia 138 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Në prangat e policisë është vënë Demo Zana pasi droga është gjetur në banesën e tij.
DETAJE:
Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë policore se në banesën e shtetasit Demo Zana, në fshatin Nivicë, Tepelenë kishte lëndë narkotike, specialistët e Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Tepelenë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në këtë ambjent. Si rezultat i kontrollit në banesë u gjetën 138 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi : Demo Zana, 62 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.(J.V/Faxweb)
Discussion about this post