Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Më shumë se 270 kg të kanabis të papërpunuar u konfiskuan gjatë një operacioni të organizuar të Zbatimit të Drogës nga Ekipi i Zbatimit të Drogës të Departamentit të Sigurisë të Komotinit.
Operacion u zvhvillua ditën e djeshme në Prefekturën e Grevenas nga policët e Divizionit për Zbatimin e Drogës të Departamentit të Sigurisë në Komotini, gjë që rezultoi me arrestimin 32-vjeçarit shqiptar.
Trafikimi ishte organizuar dhe u hartua në kuadrin e një vlerësimi të duhur dhe shfrytëzimit të të dhënave në rrjetin që transferon sasi të mëdha të drogës nga Shqipëria në vendin fqinj për lëvizje të mëtejshme të saj në rajon dhe më gjerë.
Përveç kësaj lëndës narkotike të sekuestruar, në posedim të të arrestuarit, janë sekuestruar edhe një thikë me gjatësi totale prej 20 cm, tre telefona celularë, tetë çanta dhe një dorezë pëlhure.
Çëshjta po hetohet nga Departamenti i Sigurisë Komotini, ndërsa personi i arrestuar do të përballet me akuizat në Prokurori.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post