04:40 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I gjetën kanabis në makinë, policia arreston Azem Hajdarin së bashku me mikun e tij: Iu sekuestruam edhe…

09:52 | 24/07/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I njohur për jetën e tij luksoze dhe i rrethuar nga mjete ‘të frikshme’ / I shoqëruar nga një vajzë, kapet me drogë në ‘Audin’ luksoz djali i vogël i Azem Hajdarit

Policia e Elbasanit i ka komunikuar masën e arrestit djalit të Azem Hajdarit, që mban emrin e të atit, pasi së bashku me miq të tij, ishte duke udhëtuar me makinë, kur iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e llojit kanabis.

Në njoftimin e policisë thuhet se Hajdari së bashku me mikun e tij Ergi Gjumsi, janë arrestuar, ndërsa u janë sekuestruar disa doza me kanabis, si dhe dy aparate celularë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji,  gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike,  dy aparate celular dhe automjeti.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz tip ‘Audi’ në qytetin e Elbasanit, ku u ndaluan për një kontroll nga policia. Dy të rinjve iu sekuestrua një sasi e vogël kanabis sativa.

Azemi i vogël njihet për jetën e tij luksoze, të cilën nuk ngurron ta reklamojë edhe në rrjetet sociale, ku shpeshherë është parë të publikojë foto në makina luksoze.

I njohur për jetën e tij luksoze dhe i rrethuar nga mjete ‘të frikshme’ / I shoqëruar nga një vajzë, kapet me drogë në ‘Audin’ luksoz djali i vogël i Azem Hajdarit

Etiketa: arrestohet azem hajdariazem hajdari
Pas

Anija me migrantë fundoset afër ishullit grek, zhduken 8 persona

Para

Ishin shpallur në kërkim për një parcelë të mbjellë me drogë në bregun e lumit, arrestohet babai dhe dy djemtë në Nikël

Para
Policia vihet pas kultivuesve të drogës, shpallet në kërkim një 44 vjeçar në Skrapar, procedohet kryeplaku

Ishin shpallur në kërkim për një parcelë të mbjellë me drogë në bregun e lumit, arrestohet babai dhe dy djemtë në Nikël

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.