03:11 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I hapet drita jeshile koncesionit të lejeve të qarkullimit, çfarë po ndodh me grupin special që ka marrë kërkesën nga kompania

12:36 | 31/07/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I hapet drita jeshile koncesionit të lejeve të qarkullimit, çfarë po ndodh me grupin special që ka marrë kërkesën nga kompania

I është hapur drita jeshile që në vitin 2015, por jo më larg se disa ditë më parë, një kompani ka kërkuar marrjen e koncesionit të lejeve të qarkullimit.

Procedura ligjore është hapur që në vitin 2015. Në Ministrinë e Transporteve ka mbërritur një ofertë e pakërkuar, ku nga sa mësohet një kompani ka bërë kërkesën për koncesionimin e lejeve të qarkullimit.

Në këtë fazë është ngritur një grup special pune nga ministria dhe ATRAKO (Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve) ku po diskutohet e gjithë kërkesa.

Koha e zakonshme për diskutime të tilla nga specialistët mund të zgjasë 2-3 muaj, mbase edhe 1 vit.

Ministria e Transportit dhe Infrastruktures donte të jepte me koncension në fillim të 2016-ës lejet e qarkullimit. Kjo nismë u rrëzua sepse pati kundërshtim të fortë nga  Drejtoria e Përgjithshme e shërbimit të Transportit Rrugor sepse i hiqej kësaj drejtorie dhe i jepej privatit, gjithashtu nuk kishte bazë ligjore dhe e rriste shumë tarifën.

Ndërkohë që Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka sqaruar në një deklaratë se nuk ka shpallur asnjë garë për dhënien me konçesion të këtij shërbimi.

”MTI, sqaron se shqyrtimi i kërkesave për kryerjen e shërbimeve të përcaktuara në ligj dhe vendimet e Qeverisë përmes partneritetit publik-privat, janë detyrim i institucionit përgjegjës dhe Agjensisë të Trajtimit të Konçesioneve (ATRAKO).”, thekson MTI.

Sipas burimeve zyrtare  deri tani kompania nuk ka propozuar ndryshime në çmim. Por tarifa e re, siç mëson ”Shuplaka” do jetë rreth 50 euro në vend të 3500 lekë që kushton aktualisht targa bashkë me lejën e qarkullimit.

Sërish, mungon baza ligjore dhe kësaj radhe synohet të anashkalohet tërësisht Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.

Pra, një pjesë shërbimesh do i ngelen Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit dhe një pjesë që nuk kanë kosto, thjesht printimi i kartonave po i kalohet privatit. /SHUPLAKA

Etiketa: atrakokompaniakoncesioni i lejeve te qarkullimitmakinat
Pas

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Lindita Veliasit: Mandati i këshilltares i takon Genta Mezinit

Para

“Unë në timon si Rama”, Rudina Dembacaj komenton dhe zërat për një përplasje me Alketa Vejsiun

Para
“Unë në timon si Rama”, Rudina Dembacaj komenton dhe zërat për një përplasje me Alketa Vejsiun

"Unë në timon si Rama", Rudina Dembacaj komenton dhe zërat për një përplasje me Alketa Vejsiun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.