“Kahramani” aktori turk Ozcan Denis nga seriali “Një pjesë e imja” do të divorcohet nga gruaja e tij 20 vite më e re Feyza Atakan. Këto janë fjalët që po qarkullojnë në median rozë në Turqi.
Cifti është martuar vitin e kaluar dhe janë prindër të nja djali me emrin Kuzey.
Arsyeja e këtij divorci thuhet se është shpërdorimi i parave dhe aktori i ka mbyllur llogarinë bankare Feyzas.
Këto fjalë janë përgënjeshtruar me anë të një fotoje të ciftit ku ata janë së bashku duke kaluar momente të lumtura.
“A është mjaft e qartë tani?” shkruan aktori përkrah fotos duke i dhënë dund thashethemeve.