Ditën e sotme, gjatë një takimi elektoral në Heidelberg disa persona kanë hedhur domate në drejtim të kancelares gjermane Angela Merkel.
Gjatë takimit elektoral ishin mbledhur rreth 3000 persona, mirëpo në një moment dy domate janë hedhur në drejtim të kancelares, në shenjë proteste për shkak të politikave të Merkelit pro emigracionit.
Në një nga videot e mëposhtme, shihet edhe momenti kur domatet fluturojnë drejt saj dhe moderatores Claudia von Brauchitsch, mirëpo Merkel me një qetësi të pabesueshme pastron xhaketën dhe vazhdon evenimentin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pas këtij incidenti, policia gjermane ka nisur për të zbuluar se kush fshihet pas.
Më vonë, pas takimit në Heidelberg, Merkel shkoi në Stuttgart për një diskutim në panel ku tha se prodhuesit e makinave gjermane duhet të njohin gabimet e tyre në skandalin e naftës.
Mediat raportonin më pas se Merkel dukej e paprekur nga ngjarja me domate, flokët i kishte në rregull dhe ishte paraqitur po me të njëjtën veshje. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=AiqzVkNiYjQ