Vera Huqi, 45 vjeç, banuese në Tiranë, ka kërkuar ndihmën e emisionit investigativ “Fiks Fare”.
Ajo është në një gjendje të vështirë ekonomike dhe shëndetësore. Fëmijët e saj, 1 dhe 5 vjeç, nuk frekuentojnë as çerdhe dhe as kopësht, sepse nuk kanë mundësi ekonomike.
Vera është trajtuar me kemp deri para dy vitesh, pasi duart e saj janë të paralizuara, por në 2014-ën komisioni për caktimin e KEMP-it në qytetin e Durrësit ia hoqi këtë të drejtë.
“Nuk më vjen djali 5-vjeçar brenda, sepse më thotë pse më bëre kur s’ke bukë të më japësh”, thotë ajo mes lotësh.
Myftari, burri i saj, 85-vjeçar është i paralizuar. Ai trajtohet me një pension pleqërie, por që sipas Verës lekët e tij nuk mjaftojnë as për ilaçe e drita.
“Unë nuk marr ilaçet e mia se s’kam para, e kam recetën aty. Marr vetëm ilaçet e vajzës. Kërkoj nga “Fiksi” të më ndihmojë se po më vdesin fëmijët për bukë”, bëri apel 45-vjeçarja. (A.R/SHUPLAKA)
Discussion about this post