Ylli Dylgjeri, i hidhur në ironi si gjithnjë shkruan sot për marrëveshjen që Rama nëshkroi në Kuvend mes tij, grupit parlamentar të PS-së dhe Gramoz Ruçit.
”Marrëveshje? Po pse kush s’do të marrë vesh?
Edhe Marrëveshjet janë akte që nënshkruhen nga të gjallët. Por kjo marrëveshja sot pse duhej? Ligjvënësit sot ishin të një votuesi.
Të një partie.Te një Statusi.Të një maxhorance. Të një fraksioni. Të një boje. Të një loje…
Ishin siç i thotë populli rakisë së mirë;
Safi rrush!”, nis të komentojë ish-këshilltari i Nanos.
Për Dylgjerin, ligji prodhohet siç e duan në Shqipëri, jo përmes referendumit.
”Ky Ligjëvënës, me këtë filozofi, dhe me këto numra vihet shpejt në rresht. E prodhon ligjin siç do vetë. Ndryshe nga vende të tjera më të zhvilluar ku ligjin e prodhon edhe populli përmes Referendumit. Pra kjo është një maxhorancë që e vendos vetë kornizën ligjore. Ajo edhe të detyron edhe të kufizon. Kjo mazhorancë e vendos vetë murin deri ku shkon e drejta. Aq më tepër që të gjallët, ndryshe nga të vdekurit, në demokraci veprojnë me ligje. Të vdekurve s’kanë ç’u duhen muret. Te ngresh një mur në varreza është shpenzim i kotë fondesh dhe energjish. Sepse; as të vdekurit nuk dalin jashtë varrezave e as të gjallët nuk duan të hynë me pahir brenda.”, thekson Dylgjeri duke e mbyllur siç di vetë: ”Së fundi, u muarrëm vesh. Edhe Parkimin e makinave e zgjidhëm. Jemi bashkë. Punë të mbarë.” (V.G/SHUPLAKA)