Deputeti Agron Shehaj ka publikuar një shqetësim që i ka ardhur nga qyteti i Vlorës. Një qytetar i ka shkruar duke i thënë se nga rreshjet e shiut ishte ndërprerë energjia elektrike prej 5 orësh dhe i kishte ngelur puna përgjysmë pasi pa energji elektrike ai nuk mund të bënte asgjë.
Të gjtha brumrat i hidha sot në plehra”, shprehet qytetari.
Deputeti ka reaguar dhe ka theksuar se me të tilla probleme ndeshen çdo ditë bizneset në vend.
“Ky është denoncimi i një qytetari të Vlorës dhe këto janë problemet e përditshme me të cilat ndeshen bizneset: energjia, inspektorë tatimesh, burokracira, konkurrenca e padrejtë etj. Unë kam qenë vetë biznes i vogël dhe e di mirë se çfarë heqin sipërmarrësit. Prandaj nuk ecën as ekonomia! Me këtë gjë duhet të merret ministrja e Sipërmarrjes dhe ministri Ahmetaj. Me kontaktoni per çështje të tilla problematike dhe unë do i ngre si shqetësim në Komisionin e Ekonomisë. Jam i bindur që mirëqenia vjen nga rritja e biznesit. Ky është dhe një nga objektivat e mi kryesorë.”, shprehet Shehaj. (J.V/Shuplaka)