Deputeti i PD-së, Ervin Salianji me vendim të kryedemokratit Basha nuk do të mbajë më postin e sekretarit të Aksionit Qytetar në PD.
Në një deklaratë të bërë për mediat në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Salianji u shpreh se e gjithë vëmendja duhet të fokusohet te organizimi i protestës, ndërsa nuk e ka lënë mangët as ndonjë kunjë.
“Në politikë disa luajnë me zemër, disa me lojë pa top, unë luaj me zemër dhe mendje tek demokratët. Ekipi në një parti të modelit një anëtar, një votë është përgjegjësi e kryetarit të partisë. Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar!
Une jam kandidat për kryesinë dhe sekretar i grupit. Sot lajmi nuk është ekipi por protesta, protesta që nuk duhet të përfundojnë pa largimin e Ramës, është lajm i mirë që do të ketë një ekip që do të marrë përgjegjësi për çdo aksion të nisur dhe të përfunduar apo të nisur dhe të lënë në mes. Thashë dhe që përgjegjësine për aksionet e nisura e mban ekipi. Thashë dhe që nuk duhen funksione për të dhënë kontribut, jap dhe si anëtar i thjeshtë”, deklaroi Salianji.
(E.K/FAXWEB.AL)