10:13 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“I humbur në përkthim”, gazetari: Dje morëm dy mesazhe nga Amerika një nga DASH dhe një nga punonjësi Lu

13:02 | 17/03/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
“I humbur në përkthim”, gazetari: Dje morëm dy mesazhe nga Amerika një nga DASH dhe një nga punonjësi Lu

Ditën e djeshme Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin në të cilën thuhej se Shqipëria është një nga vendet kryesore të kultivimit të kanabisit. Ndërkohë që vetë ambasdori Lu shprehej se 2017 do të jetë një vit i shkëlqyer për Shqipërinë.

Në fakt këtë e ka komentuar edhe gazetari Bledian Koka i cili është shprehur se ka humbur në përkthimin që i ka bërë Lu këtij raporti. 

SHKRIMI I BLEDIAN KOKËS:

Lost in translation
Brenda pak oresh dje ne shqiptaret morem 2 mesazhe interesante amerikane, nje nga Departamenti i Shtetit dhe nje tjeter nga nenpunesi i DASH-it, Ambasadori Donald Lu. Pasi i lexuam edhe njehere nga darka ndersa na rane veshet rehat, ne qyqaret menduam me ze, nen ze. Po ne ku jetojme, ne Kolumbi apo ne Shqiperi?
Ndersa ndertuam nje dialog mes mesazheve te DASH dhe atyre te Donald LU brenda 1 dite 🙂

DONALD LU: “2017-ta do të jetë vit i shkëlqyer për Shqipërinë, vit që nis me zbatimin e reformës ne drejtësi që do transformojë klimën e biznesit”.

DASH: “Shqipëria mbetet një vend burim i rëndësishëm për marijuanën si dhe një rrugë transiti për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregun evropian. Megjithëse autoritetet shqiptare raportuan rritje të arrestimeve dhe shkatërrimit të plantacioneve me kanabis në 2016-ën u raportua gjithashtu një rritje e kultivimit të kanabisit në të gjithë vendin”.

DONALD LU: “Po ashtu, viti 2017 do të jetë vit i zgjedhjeve parlamentare që do të garantojnë stabilitetin demokratik dhe vënien e vendit në shinat drejt integrimit”.

DASH: “Shqipëria është një vend tranziti për trafikimin e narkotikëve, armëve, mallrave kontrabandë dhe qenieve njerëzore dhe mbetet në rrezik për pastrimin e parave. Burimet më të mëdha të të ardhurave të paligjshme janë trafiqet, korrupsioni i zyrtarëve dhe mashtrimi”.

DONALD LU: “Viti 2017 do të trajtojë korrupsionin në nivele të larta nëpërmjet Byrosë së Hetimit dhe strukturës së posaçme antikorrupsion.

DASH: “Krimi shpesh investon paratë e pista në prona të patundshme dhe në projekte për zhvillimin e biznesit”.

DONALD LU: Disa njerëz mendojnë se unë jam optimist, por unë jam realist dhe shoh që po vijnë gjëra të mira për Shqipërinë”

DASH: “Grupe të organizuara kriminale e përdorin Shqipërinë si një bazë operacionale për ndërmarrjen e veprimtarive kriminale në vende të tjera e shpesh ato i sjellin fitimet e tyre të paligjshme në Shqipëri. Paratë e fituara nga këto veprimtari shpëlahen lehtësisht në Shqipëri pasi aty kryesisht sundon ende një ekonomi e bazuar në para’ në dorë dhe hyrja e parave nga jashtë në formën e prurjeve valutore të emigrantëve janë të zakonshme”
p.s…I love Americaaaaa 

PIKAT KRYESORE TË RAPORTIT TË DASH:

Pikat kryesore të raportit:

Shqipëria është bazë për operacionet rajonale të organizatave të krimit të organizuar.

Shqipëria prodhon dhe trafikon sasi të konsiderueshme marijuane, kryesisht për tregun Europian.

Shqipëria është vend tranziti për heroinën dhe kokainën afgane.

Shqipëria shërben si një pikë kyçe për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Europën.

Paratë e krimit pastrohen me lehtësi në Shqipëri.

Shqipëria ka korrupsion të shfrenuar dhe institucione të dobëta.

Shqipëria ka kontroll të dobët të kufijve dhe zbatim të dobët të ligjit në dogana, çfarë lehtëson trafiqet e paligjshme.

Pasuritë e paluajtshme, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e zhvillimit të biznesit, dhe lojrat e fatit janë metodat më popullore të fshehjes së të ardhurave kriminale.

Organizatat e zbatimit të ligjit janë joefikase në luftën kundër pastrimit të parave. (E.K/SHUPLAKA)

Bledian Koka, Donald Lu
Etiketa: bledian kokadonald ludy mesazhetperkthimireagimi
Pas

Kokëdhima: Raporti i DASH vërtetoi tezat tona për Don Kanabisin, zgjidhja është legalizimi

Para

Hahn kryqëzon liderët e Ballkanit: Ka “lojtarë” prej shumë kohësh në pushtet

Para
Hahn kryqëzon liderët e Ballkanit: Ka “lojtarë” prej shumë kohësh në pushtet

Hahn kryqëzon liderët e Ballkanit: Ka “lojtarë” prej shumë kohësh në pushtet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas 12 ditësh tensioni me Izraelin, ministri iranian i Mbrojtjes viziton Kinën

Gjetjet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në vend, Celibashi: Pavarësisht progresit, sfidat mbeten të mëdha

“11 Maji” / Kryetari i SPAK: Po hetohen 43 raste për krime zgjedhore

Procesi “Metamorfoza” /Prokuroria jep pretencën për 7 të pandehurit, kërkon deri në 15 vite burg

Ngacmim seksual ndaj të miturës, pranga 64-vjeçarit në Berat

Liderët e BE-së diskutojnë sanksionet ndaj Rusisë, tarifat amerikane dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme

Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

Arrestohet shoferi që aksidentoi 3 të miturit me monopatinë në bulevard

Gjenden mijëra rrënjë kanabisi në qarkun e Shkodrës! Nis hetimi për disa zyrtarë, sekuestrohet lënda narkotike

Durrës/Dy arrestime për dhunë në familje dhe aksident me pasojë vdekjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.