Në seancën e sotme në “Shihemi në gjyq”, vëllai ka sjellë motrën e tij dhe e akuzon se ajo është fajtore që nusja e tij e ka lënë papritur. Kristo ka një dhimbje të madhe sepse prej 1 viti e gjysmë, ai nuk i ka parë më fëmijët e tij. Ai është babai i tre fëmijëve dhe fëmijën e vogël nuk ka mundur as ta shikojë sepse gruaja ia ka ndaluar.
Ardit Gjebrea: Nëse vëllai yt është ndarë nga gruaja, çfarë faji ke ti?
Mirela: Asnjë lloj faji!
Kristo: Qysh moj nuk ke faj ti?
Eni Çobani: Kristo, kjo fjalë është vetëm për ty, shfrytëzoje në maksimum të thuash gjithçka, të asaj dhimbjeje të madhe që ti ke sot në zemër.
Kristo: Përshëndes fëmijët e mi, që kam 1 vit e gjysmë që si kam parë.
Eni Çobani: Kush është problemi?
Kristo: Problemi është me nusen time, se ajo më iku ka një vit e gjysmë dhe fëmijët nuk i kam parë.
Eni Çobani: Sa fëmijë ke, Kristo?
Kristo: Janë 3 fëmijë. Edhe kur ajo iku nuk i takova fëmijët fare, as në mëngjes. Ia thashë përpara se të ma bënte këtë gjë, ik i thashë. Jo më tha, do të fus ty në burg pastaj do iki se më merr fëmijët. Tani ajo ku e ka arsyen.
Eni Çobani: Pra, ti nuk e ke kuptuar?
Kristo: Pastaj më mbrapa po shkonte nga motra ime. Që kur shkoi andej, shkalloi fare. Iku me 3 fëmijë tani, filloi shkalloi me atë.
Ardit Gjebrea: Kush e shkatërroi?
Kristo: Ajo e shkatërroi se shkonte tek shtëpia e saj.
Mirela: Uaa
Ardit Gjebrea: Edhe?
Kriso: Vinte atje.
Ardit Gjebrea: Edhe çfarë bënte?
Kristo: Më kërkonte kushte mua, nusja. Unë ato kushte që kisha ia plotësoja.
Ardit Gjebrea: Pse e shkatërroi motra jote?
Kristo: E shkatërroi se e merrte me vete në qytet, ajo nuk dinte të vinte në qytet. Unë e merrja që e çoja, vinte me mua, ajo nuk dinte të vinte në shtëpinë e saj në Fier.
Ardit Gjebrea: Pra ti mendon, se motra jote i hapi sytë nuses tënde?
Kristo: I hapi sytë dhe ajo më ndau.
Mirela: Më vjen shumë turp që unë të dal para publikut dhe të akuzohem. Sepse vëllai më thotë mua, që kam qenë unë ajo shkaktarja që kam ndarë nusen e vëllait. Jo, nuk e pranoj.
Kristo: Ti ke qenë, kush ka qenë tjetër?
Mirela: Si ka qenë… Je në terezi?
Kristo: Çfarë thuaj moj? Pse ma merrje poshtë?
Mirela: Kur ajo vinte poshtë unë isha në punë vëlla… Uaaa Eni filloi ky.
Kristo: Ajo s’dinte të ikte deri te fugonat e Kaninës.
Mirela: Vëlla nuk kam qenë unë shkaktarja.
Kristo: Jo moj se ajo vinte pas teje, vinte me ty, se ajo nuk dinte të vinte në shtëpinë e saj.
Mirela: Vëlla unë nuk e dija që ajo vinte, herë më thoshte në telefon, herë jo. Si do ta gjej unë këtë muhabet.
Kristo: Për shkakun tënd, më le fëmijën në mes të katër rrugëve.
Mirela: Kush ti la ore vëlla? Ajo kishte dëshirë të të linte dhe ajo u bë shkaktare që prishi shtëpinë tënde.
Kristo: Nuk është ajo shkaktarja, shkaktare je ti se ma more nga pas atë.
Mirela: Si më akuzon ti mua për këtë gje?
Eni Çobani: Mirela mund të na e sqarosh, pse ju akuzon vetëm juve? Ju jeni sa motra?
Mirela: Ne jemi 6 motra, por nga ajo që unë jam në Vlorë dhe motrat e tjera janë ku në Greqi, ku në Itali.
Eni Çobani: Pra, ti je në Vlorë? Pra, ti je motra e qytetit?
Mirela: Po!
Eni Çobani: Pra, ajo vinte tek ty? Ti e pranon këtë?
Mirela: Po këtë e pranoj.
Eni Çobani: Këtë po të thotë, Kristo. Vinte në qytet ajo, kush ishte arsyeja që ajo vinte në qytet, se Kristo thotë ta lije në rrugë nuk dinte shtëpinë ku të shkonte në Fier.
Mirela: Këtë nuk e pranoj unë!
Kristo: Vinte tek ty ajo.
Mirela: O vëlla, po çfarë të bëja unë që vinte tek unë ajo, se bija me pahir nusen tënde në shtëpinë time.
Kristo: Ti e mësove, se ajo s’dinte të vinte nga i ati.
Eni Çobani: Ju ku punoni?
Kristo: Unë jam me blektori.
Eni Çobani: Me blektori. Pra ju ikni, çoban besoj?
Kristo: Po.
Eni Çobani: Me ditë dhe me javë besoj. Dhe zonja qëndronte vetë në shtëpi?
Kristo: Vetëm qëndronte atë ditë.
Eni Çobani: Ndoshta ka dashur të takohej me kunatën dhe të dilte?
Kristo: Kishte njerëz të tjerë atje vërdallë. Tani s’më linte asnjë punë të bëja, as babai i saj.
Eni Çobani: Po pse? Me çfarë do jetonit ju nëse s’do punonit?
Kristo: Vajta debatova me të atin e saj: Më tha puno më pak.
Ardit Gjebrea: Kur nusja shkonte në qytet, shkonte gjatë ditës apo dhe flinte aty?
Kristo: Shkonte gjatë ditës.
Ardit Gjebrea: Dhe kthehej prapë?
Kristo: Herë i linte fëmijët në shtëpi pa ngrënë dhe unë vija gatuaja për fëmijët.
Ardit Gjebrea: Po çfarë bënte nusja në qytet?
Kristo: Rrinte ajo..
Eni Çobani: Ja Mirela të na e thotë, se ajo e dinte ku shkonte në qytet.
Mirela: Jo, Jo!
Eni Çobani: Si jo, jo. Ajo vinte tek ty.
Mirela: Po këtë e pranoj.
Eni Çobani: Pse vinte kur s’ishe ti?
Mirela: Atë s’mund ta di unë, atë e di ajo pse më vinte në shtëpi, se unë vija në punë gjithë kohës. Ajo vinte herë me dijeninë time, herë pa dijeninë time. Burri im kur binte shi nuk vinte në punë, se punonte në ndërtim. Kur vija në shtëpi, e gjeja atë me burrin tim dhe fëmijët e mi.
Eni Çobani: Po si e lije ti?
Mirela: Po ku ta dija unë!
Eni Çobani: Po ty, Kristo të thoshte ajo?
Kristo: Unë e dija, po ajo ku e dinte që ishte pushim ai dhe gjente rastin dhe shkonte.
Mirela: Ajo ishte rastësi, nuk kishte gjë se e linin me llaf, me telefon. Se di për këtë s’mbaj përgjegjësi unë.
Kristo: Unë tani po e marr vesh këto gjëra. Pse nuk m’i ke thënë më përpara, por m’i thua këtu para publikut?
Mirela: Unë e dija se nusja jote t’i thoshte.
Kristo: Jo nuk më thoshte gjë ajo.
Mirela: Zonja Eni, ajo që ditën e parë filloi bëri mashtrim. Nuk ka më ku të vejë që të thotë burri im hajde pi ti kafe pa burrin. Gjallë në botë jo, gënjeshtra e parë.
Eni Çobani: Pra, edhe njëherë thuaje këtë.
Ardit Gjebrea: Unë e dëgjova, po s’dua ta besoj.
Eni Çobani: Pra ditën e parë të fejesës së nuses së Kristos, i thotë zbrit poshtë nga unë pimë një kafe vetëm.
Mirela: Sikur i thotë bashkëshorti im.
Eni Çobani: Kjo s’është normale. Kush burrë do e pranonte këtë.
Mirela: Kjo është gënjeshtër!
Ardit Gjebrea: Domethënë, nuk është e vërtetë që burri juaj e ka ftuar nusen e vëllait?
Mirela: Jo, ajo gënjen!
Ardit Gjebrea: Ajo vajti vetëm?
Kristo: Jo nuk vajti, se s’dinte rrugë ku të vinte. Ajo filloi dhe po harronte gjërat.
Mirela: Ajo s’ishte e paditur se ajo kishte dajën në Vlorë. Për këtë s’ma mbush dot mendjen ti.
Kristo: Nuk e mbante mend shtëpinë ajo, e kam çuar unë tek shtëpia e dajës.
Mirela: Vinte me të atin dhe të ëmën tek shtëpia e dajos ajo.
Ardit Gjebrea: Ti thua që luante rolin?
Mirela: Po ishte shumë e zgjuar!
Ardit Gjebrea: Dhe ti mendon se vëllai yt nuk e ka kuptuar këtë gjë dhe të fajëson ty?
Mirela: Po! Jam shumë e sigurt për këtë gjë?
Ardit Gjebrea: A luante rolin gruaja jote, sikur apo jo, motra jote e ka fajin?
Kristo: Luante rol ndonjëherë ajo, se donte të ikte. Se unë kur vija në shtëpi gjeja fëmijët, atë se gjeja.
Ardit Gjebrea: Po ku ishte?
Kristo: Nuk e di. I thoja ku ishe moj? Jo isha atje, jo isha këtu.
Ardit Gjebrea: Po fëmijët sa vjeç janë?
Kristo: Njëri ishte 3, tjetri 4.
Ardit Gjebrea: Aa ishin të vegjël, s’flisnin dot.
Eni Çobani: Ka lindur dhe një fëmijë tani zonja. Ka tre.
Ardit Gjebrea: Me ty?
Eni Çobani: Po!
Mirela: Fëmijën e tretë se njeh fare.
Eni Çobani: Mos donte ndonjë gjë nga ty si bashkëshort, të silleshe më mirë?
Kristo: Ku do vinte më mirë nga aq. Unë për të bezdisur, nuk e bezdisja, as me punë, asgjë. I thoja rri në shtëpi, shiko fëmijët. Jo më thoshte, dua të punoj, s’ke punë të punosh i thoja, shiko fëmijët. Aq lekë sa do punosh ti unë i nxirrja gjysmë dite./tvklan.al