Një 23-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë së Beratit pasi përndiqte prej kohësh një vajzë 19-vjeçare, po në këtë qytetet.
Kështu nga ana e Policisë u bë i mundur arrestimi i Florenc Isufaj, 23 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja G.A, 19 vjeçe, banuese në lagjen Dëshmorët e Kombit, Berat e cila pretendon se shtetasi i lartpërmendur e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ‘’Përndjekje’’, parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)