Prej disa kohesh është zbuluar se këngëtari i njohur Erik Lloshi do ti japë fund beqarisë këtë vit.
“Blitz.al” ka zbuluar se të shtunën do të zhvillohet ceremonia dhe dasma e shumëpritur e këngëtarit dhe partneres së tij prej disa vitesh Rominës.
Dyshja do i japin fund beqarisë në 17 gusht në ambjentet e një kompleksi në periferi të Tiranës ku të ftuar do të jenë emra të njohur të fushës së muzikës dhe televizionit.
Një tjetër detaj është zbuluar për ceremoninë e dasmës. “Blitz.al” ka mësuar se Eriku dhe Romina ia kanë besuar ditën e tyre më të lumtur këngëtares Aurela Gaçes.
Ne mezi presim të shtunën për të parë fotot nga ceremonia e dasmës.