Ish presidenti i Gjerogjisë, Mikheil Saakashvili u arrestua ditën e sotme nga forcat e ukrainasë të sigurisë, të cilat hynë me forcë në apartamentin e tij në Kiev.
Arrestimi u bë dy ditë pasi Lëvizja e Forcave të Reja e Saakashvilit kanë organizuar një tubim masiv në Kiev, duke kërkuar shkarkimin e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko
Policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa zoti Saakashvili u shfaq në mënyrë dramatike në tarracën e godinës, nga ku akuzoi zotin Poroshenko për tradhëti dhe vjedhje, përpara se të merrej me forcë nga policia.
Ish presidenti Gjeorgjian ka qenë aleati i ngushte i Kryeministrit Edi Rama, Mikheil Saakashvili është arrestuar në Kiev nën akuzat për ndihmë ndaj një organizate kriminale. Para tre vitesh ishte përfolur se ai mund të punonte si këshilltar i Ramës.
Prokurori i Përgjithshëm ukrainas Yuriy Lutsenko u shpreh se një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga Viktor Yanukovych, i cili gjendet në azil në Rusi, ka financuar protestat e organizuara nga zoti Saakashvili.
Autoritet vendase e akuzojnë atë për pjesmarrje në organizata kriminale dhe nxitje të dhunës. Nëse shpallet fator Mikheil Sakaazhvili rrezikon deri në 5 vjet burg.(M.Q/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=4yKVRXIwag4