08:20 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“I ka dhënë listën nga duhet ta nisë”, Strazimiri flet për krijimin e SPAK: Gjendja është alarmante, dilni dhe bjeruni këtyre njerëzve!

17:17 | 21/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video/ Grabitja në Rinas, Strazimiri: Siguria Kombëtare është plagosur, policia impenjohet me Bregun e Lumit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ishte i ftuar në studion e lajmeve në Fax Neës, ku foli në lidhje me krijimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion si dhe zgjedhjen e kreut të saj.

Strazimiri u shpreh se në krye të kësaj strukture është zgjedhur një persekutor që ka dhënë dënim për njërëz që kanë qenë kundër moralit komunist.

Madje ai shtoi se këto që drejtojnë sot po i japin urdhëra drejtësisë dhe madje po u tregojnë edhe nga ta fillojnë hetimin, duke i dhënë listën.

Sipas tij partia që drejton sot në pushtet është, me bijtë e Partisë Komuniste dhe se të rinjtë duhet sot më shumë se kurrë duhet të reagojnë, pavarësisht bidnjeve politike për ti thënë ndal këtij regjimi.

“Kreu i SPAK, Arben Kraja rezulton që është një ish-persekutor për të cilin unë mendoj se nuk do të kishte më dilema për shoqërinë. Persekutorët nuk mund të japin drejtësi. Tu kërkosh shqiptarëve të kenë besueshmëri me persekutorë të vjetër është e pamundur. Kjo shoqëri duhet të reagojë sot.

Në Shqipëri akoma sot drejtohesh nga e njëjta parti që ka ndërruar vetëm emrin dhe merr persekutorët e Enver Hoxhës. Në qeveri promovon fëmijet e anëtarëve të Partisë Komuniste.

Ne jemi një vend që e kemi paguar shumë shtrenjtë dhe ne nuk duhet të heshtim. Ka vrarë shumë gra dhe fëmijë Enver Hoxha. Ne kemi harruar, fëmijët dhe gratë që kanë vdekur nga uria, nga i ftohti,  i kanë vrarë prindërit e atyre që janë në pushtet sot. Të gjithë këto që janë në pushtet janë shkaktarë të vrasjeve në kampe si Kampi i Tepelenës. Duhet tu themi jo këtyre.

Kjo shoqëri i ka luftuar këto beteja, por ka mbetur e vetme. PD ka qenë shumë hapa më shumë se shoqëria. Sot duhet që të rinjtë të merren me politikë dhe jo të largohen nga fusha. Këto kanë njerëzit e tyre, zyrtarisht dhe publikisht japin urdhëra, dhe i japin urdhëra drejtësisë. Ku drejtësia duhet të jetë e pavaruar. Ai ka arrestuar njerëz që janë kundër ‘moralit komunist’! Nga kjo pikpamje gjendja është alarmante. I ka dhënë listën se nga duhet ta nisë, kujt drejtësisë së pavarur!

Kraja ka dalë një dokument, e vërteta e nxjerrë nga dokumentat e regjimit që sot drejtojnë. Kjo strukturë ka lindur e vdekur në besushmërinë e saj.

Dilni dhe bjeruni këtyre njerëzve! Nëse të gjithë e bëjnë këtë punë. Merruni me politikë. Të gjithë sipas bindjeve të veta në emër të dinjitetit njerëzor. Duke kur të gjithë po vrasim të ardhmen e këtij vendi. Nëse një gjë nuk shkon mirë të gjithë duhet të merremi.”- u shpreh Strazimiri.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Gent Strazimiri
Pas

Eksploziv në makinën e prokurorit në Vlorë, reagon Olsian Çela: Angazhim maksimal për vënien para përgjegjësisë të autorëve

Para

Prokurori i antimafias italiane: Në Shqipëri, korrupsioni nuk të lejon të kryesh hetime

Para
Prokurori i antimafias italiane: Në Shqipëri, korrupsioni nuk të lejon të kryesh hetime

Prokurori i antimafias italiane: Në Shqipëri, korrupsioni nuk të lejon të kryesh hetime

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune, shqetësime për tregun e punës dhe perspektivën ekonomike të vendit

Rinumërimi u mbyll/ Pritet certifikimi i rezultateve të Tiranës, Elbasanit, Fierit e Durrësit

Shpresat për armëpushim në Gaza pas 21 muajsh luftë, Netanyahu viziton SHBA-në

Ngërçi politik në Kosovë, sot seanca e 43-të për konstituimin e Kuvendit

Heqja e bizneseve të zaptuara në Lungomare, nis aksioni

Zbatimi i tarifave të reja tregtare, Trump nis nga sot letrat për partnerët tregtarë

Përfundon pa akord raundi i negociatave mes Izraelit dhe Hamasit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Tragjedia në Teksas, 78 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.