16:18 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I ka të gatshme, “prokurorja guackë të nisë hetimet për blerjen…”. Çfarë i kërkon deputeti Arta Markut?

18:53 | 17/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
I ka të gatshme, “prokurorja guackë të nisë hetimet për blerjen…”. Çfarë i kërkon deputeti Arta Markut?

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi përmes një statusi në Facebook, i ka sugjeruar kryeprokurores Arta Marku të nisë hetimin për Saimir Tahirin për veprën e shitblerjes së votës në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të vitit 2013.

Bylykbashi në këtë sugjerim është insur nga përgjimi i Habilajve në dhjetor të 2013-ës sipas të cilëve Tahiri ka shpenëzuar 5 milionë euro në fushatë dhe përgjimi i janarit 2014 sipas të cilit, Habilajt thonë se janë blerë të gjitha votat.

Deputeti demokrat thotë se kërcimi i PS në Tiranë nga 140 mijë vota në 2011, në 199 mijë vota në 2013, dhe pastaj rënia sërish në rreth 130 mijë vota në 2015, është tregues i qartë, sipas tij, për diçka jo normale që duhet të çojë në hetim.

Bylykbashi shkruan se Marku duhet ta ndërmarrë këtë hetim nëse nuk është “prokurore guackë që aktivizohet vetëm me telefonatë të kryeministrit”.

Statusi i plotë i Bylybkashit në Facebook:

“Krimi on-shore dhe prokurorja guackë‎

Arta Marku, Prokurorja Provizore duhet te nisë hetimin e Sajmir Tahirit, ish-kreu i PS për Tiranën, për veprën korruptive të shitblerjes së votës.

Habilajt deklarojnë në dhjetor 2013 që ‎Saimir Tahiri ka shpenzuar së paku 5 milionë euro në fushatë zgjedhore. Fushata zgjedhore para dhjetorit 2013 ishte ajo e zgjedhjeve të qershorit të atij viti. ‎Në janar 2014, Habilajt deklarojnë ‎se është bërë masakër, janë blerë të gjitha votat. E nese blen kaq shumë, edhe fiton. Këto deklarime janë të regjistruara në Prokurorinë e Catanias, në Itali.

‎Ne fushaten e 2013 që permendin Habilajt, PS e qarkut Tiranë me në krye Tahirin, kërceu nga 140.000 vota në 2011 në 199.000 vota në 2013 për të rënë në 130.000 në 2015 (të gjithë e dinë që Saimiri nuk e honeps Erionin dhe as gur per të çarë kokën nuk i jep, jo më para). Një kërcim i paprecedent me plot 59.000 vota që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Tiranë dhe askund tjetër që vetem shitblerja e votës dhe përfshirja e bandave e justifikojnë.

Të shohim a do ta hetojë prokurorja këtë korrupsion politik ‎me paratë e krimit on-shore, vendali, apo është prokurore guackë që aktivizohet vetëm me telefonatë të Kryeministrit.”

(E.L/Faxweb)

Pas

Studimi: Ky është lloji i qumështit që mund të shpëtojë njerëzimin

Para

Deti mes pallateve! Dallgët mësyjnë Velipojën, banorët: Asnjëherë më parë…

Para
Deti mes pallateve! Dallgët mësyjnë Velipojën, banorët: Asnjëherë më parë…

Deti mes pallateve! Dallgët mësyjnë Velipojën, banorët: Asnjëherë më parë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raketa e re që mund të ndalojë lojën e rrezikshme të Kinës

5000 lekë për një votë, SPAK përfundon hetimet për 4 persona

Holanda shpall “persona non grata” dy ministrat izraelitë

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false greke, arrestohet shtetasi gjeorgjian në Rinas

Lezhë/ Merrte inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim administratori i kompanisë, nën akuzë 3 punëtorët

Zëdhënësi i Kremlinit i përgjigjet kërcënimeve të Trump, Peskov: E kemi marrë shënim deklaratën e presidentit, operacioni special vazhdon

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gazë

Aksident me vdekje në Bulqizë, 67-vjeçari rrëzohet me automjet bujqësor

Vodhi 1400 euro nga automjeti i një pushuesi/ Himarë, vihet në pranga 25-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.