05:35 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘I kam marrë masat, unë jam gjithnjë 3 hapa para”, Rama gati skenarin për mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit

19:59 | 08/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘I kam marrë masat, unë jam gjithnjë 3 hapa para”, Rama gati skenarin për mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit

Kryeministri Rama ndodhej në Berat për vijimin e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore kur presidenti Meta deklaroi se ka vendosur të shfuqizojë dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor. Fillimisht ai tha se Presidenti ka bërë gabim dhe se këto zgjedhje do të mbahen në këtë datë. (lexo)

Ndërsa nuk e ka fshehur irritimin për këtë vendim ai është shprehur se e priste gjithsesi dhe se:

“Ne jemi gati dhe i kemi marrë të gjitha masat. Gabojnë shumë me këto lëvizje që bëjnë bëjnë se unë jam gjithnjë tre lëvizje para. Edhe një gjë të fundit. Kur i shikoni që bërtasin, se unë i njoh mirë për fat të keq, mos harroni asnjëherë që bërtasin nga frika e tyre Ata kanë frikë të madhe dhe nuk kanë faj, janë të paaftë, dembelë dhe të pabesueshëm. Nga frika e tyre do treten.”, u shpreh kryeministri pa zbuluar me shumë detaje për skenarin që ka gati për mbajtjen e zgjedhjeve ne 30 qershor.

Nderkohë opozita e bashkuar sot mban protestën e 8-ë kombëtare, ndërsa prej 16 shkurtit ka nisur një sagë protestash para Kryeministrisë, Parlamentit dhe institucioneve më të rëndësishme në vend.

Deputetët e PD-së dhe LSI-së vendosën të digjnin mandatet e tyre në shkurt të këtij viti pas zbulimit të disa hetimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda se zyrtarë të lartë kanë ndërhyrë nëpërmjet shitblerjes së votës në zgjedhjet e shkuara parlamentare.

Kjo kauzë e opozitës u përforcua dhe pas artikullit të tabloidit gjerman BILD ku u publikuan 6 përgjime të bisedave të zyrtarëve të lartë të PS-së në Durrës me eksponentë të rrezikshëm të krimit, jo vetëm në vend.

Lideri i PD-së, Lulzim Basha në protestën e së dielës së shkuar paralajmëroi se nuk do të kishte më fjalë dhe se në protestën e ardhshme fjala do ti lihej sovranit.

Pas

Vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve pritet me eufori, ish-deputeti i PD-së zbulon kleçkën (Video)

Para

Shtyrja e zgjedhjeve, qytetari: Nëse Rama nuk bindet, do e djeg personalisht qendrën e votimit

Para
Shtyrja e zgjedhjeve, qytetari: Nëse Rama nuk bindet, do e djeg personalisht qendrën e votimit

Shtyrja e zgjedhjeve, qytetari: Nëse Rama nuk bindet, do e djeg personalisht qendrën e votimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në parlament 30 deputetë të PS! ‘Ylli’ i kësaj fushate është famozja Sara Mile

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

Zgjedhjet e 11 majit, Noka: Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë! Janë dhënë mijëra euro që demokratët mos të votojnë

Zgjedhjet e 11 majit, nis mbledhja e drejtuesve te qarqeve: Zgjedhjet u vodhen nga Rama

Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.