Pas dy ndeshjeve të para të Kombëtares Shqiptare nën drejtimin e tij, tekniku Kristian Panuçi ka dhënë një konferencë për mediat. Panuçi tha se është i kënaqur nga dy ndeshjet e para edhe pse skuadra pati pak kohë në dispozicion që të përgatitej.
‘’Pas dy ndeshjeve mund të them që jam i kënaqur, në ndeshjen me Maqedoninë nuk luajtëm mirë në pjesën e dytë. Tani mund të them që i njoh më mirë lojtarët e mij, disa prej tyre kanë pasur vështirësi në klubet ku janë, mund të them që janë një grup i shkëlqyer që luajnë me shpirt dhe janë krenar që janë shqiptarë.
Kam nevojë më shumë për më shumë mesfushorë dhe sulmues, ndaj do më duhet që shumë kohë ta kaloj me udhëtime për të parë nga afër lojtarë të rinj që do të ftohen të grumbullohen me Kombëtaren.
Ekipi Kombëtar duhet të ketë më shumë rregulla, nuk është një vend pune ku mund të merret leje për të munguar”, u shpreh ndër të tjera Panuçi.
(E.K/SHUPLAKA)