Një kamion i ngarkuar me hekur është përmbysur tek kthesa e dytë sapo zbret Llogaranë duke shkuar për Dhërmi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe mësohet se shkak i përmbysjes ka qenë këputja e frenave të kamionit.
Shoferi i kamionit ka ditur si ta menaxhojë situatën në një moment të tillë duke shmangur kështu edhe rënien e kamionit në greminë.
Rruga ndërkohë ka qenë e bllokuar për dy orë dhe vetëm automjetet e vogla janë lejuar të kalohen.