14:05 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I këputën varësen nga qafa 68-vjeçares, të rinjtë e pësojnë keq, kapen nga policia dhe iu zbulohen edhe 6 vjedhje të tjera

09:30 | 17/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I këputën varësen nga qafa 68-vjeçares, të rinjtë e pësojnë keq, kapen nga policia dhe iu zbulohen edhe 6 vjedhje të tjera

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Durrësit ditën e sotme pasi akuzohen për vjedhje. Forcat e policisë ranë në gjurmët e tyre pas një ngjarjeje të ndodhur në një hyrje pallati, ku shtetasit A. G., 35 vjeç dhe E. T., 34 vjeç i këputën nga qafa një varëse floriri 68-vjeçares.

Pasi u ndaluan, policët kryen hetime për të rinjtë dhe zbuluan se ata janë autorë edhe të 6 vjedhjeve të tjera. Nga njoftimi i policisë bie në sy se shtetasit e lartpërmendur kishin si shënjeshtër vetëm të moshuarat.

Njoftimi i plotë i policisë

Finalizohet operacioni policor “Jewellery”. Operacioni për goditjen e personave që vidhnin me forcë nga qafa varëset e floririt.

U vidhnin me forcë varëset e floririt nga qafa grave të moshuara në hyrje të pallateve, por falë operacionit të zhvilluar kapen dhe ndalohen dy autorët.

Njëri prej autorëve, person në kërkim me masë sigurie “Arrest në burg” për vjedhje, për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë. Zbardhen 7 vjedhje me forcë të varëseve të floririt, të kryera nga këta shtetas.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve me forcë të bizhuterive grave të moshuara, zbardhjen e disa ngjarjeve të ndodhura më parë, dhe kapjen e autorëve, pas një punë të mirëorganizuar hetimore dymujore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas të cilët kryenin këto vjedhje, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Jeëellery”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

  1. T., 34 vjeç banues në fshatin Arapaj, Durrës.
  2. G., 35 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Kavajës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas në mesditën e datës 10.12.2019 në lagjen Nr. 16, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në hyrje të pallatit i kanë marrë me forcë një varëse floriri shtetases I. T., 68 vjeçe dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin tip “Opel” që e përdornin për të realizuar vjedhjet.

Nga veprimet  hetimore të kryera duke përdorur edhe metodat proaktive rezultoi se po këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë dy muajve të fundit kanë realizuar disa vjedhje të varëseve në lagje të ndryshme të qytetit dhe konkretisht:

-Më datë 12.12.2019, në lagjen Nr. 5, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases P. G., 64 vjeçe;

-Më datë 04.11.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e floririt të shtetases D. M., 66 vjeçe;

-Më datë 27.10.2019, në lagjen Nr. 13, Plazh, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases F. T., 67 vjeçe;

-Më datë 23.10.2019, dyshohet se i kanë vjedhur varësen e floririt shtetases H. A., 68 vjeçe;

-Më datë 15.10.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases T. B., 71 vjeçe;

-Më datë 10.10.2019, në Rrashbull, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases V. H.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Opel” që e përdornin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: varesevjedhje
Pas

Kufiri i varfërisë në Shqipëri, 120 euro në muaj për një person; 23% e popullsisë është nën këtë nivel

Para

Ishte kthyer në makthin e pronarëve të mjeteve, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, si u kap mat nga Policia

Para
Ishte kthyer në makthin e pronarëve të mjeteve, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, si u kap mat nga Policia

Ishte kthyer në makthin e pronarëve të mjeteve, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, si u kap mat nga Policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në Sarandë, ndërron jetë polici, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën i riu

U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

“Shijojeni Tiranën, shpresoj që nesër të mos të ketë mot Londre”, batuta e Ramës: Nëse do të bjerë shi, fajin e keni ju

“Jemi besnik ndaj martesës me Italinë”- Rama: S’bëjmë marrëveshje emigrantësh me vende të tjera

Lezhë/Procedime penale për tjetërsim prone dhe konflikt pronësie, tre raste të ndryshme në hetim

“Të shtojmë qendrat e dërgimit”, Starmer: Tashmë kemi kthyer 24 mijë emigrantë të paligjshëm

Emigrantët/ Rama: Modeli Meloni, testimi doli me sukses

SPAK i sekuestroi telefonin, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore

“Task forcë e përbashkët”/ Starmer: Emigracioni, ulje dramatike. Ta shtrijmë përvojën në rajon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.