Sevim Arbana një nga akivistet për të drejtat e njeriut, është vënë në shënjestër të mediave për shkak të një deklarate ndaj kryeministrit Edi Rama.
Më herët në një emision të gazetarit Adi Krasta, Arbana deklaroi se kishte qenë dëshmitare okulare kur kryeministri Rama në një takimi kishte pickuar një nga ish ministret e tij.
E ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites, Sevim Arbana ka sqaruar deklaratën e saj si dhe procesin gjyqësor që ka me kryeministrin Rama për shkak se ky i fundit e paditi për shpifje.
‘Unë pashë një skenë e cila ishte në Sheraton në një mbledhje për strategjinë e fëmijeve, mbledhje rutine. Isha me bashkëshortin dhe në një moment, ishin dy ish deputete të Partisë Socialiste dhe kryetari i asaj kohe Edi Rama ishte në mes.
Kishte filluar mbledhja ishin në këmbë dhe se cfarë i thotë kjo ish deputetja kryeministrit të ardhshëm dhe ja fut një të pickuar dhe nuk pati mundësi t’i thoshte ndonjë gjë tjetër dhe ia bëri me shenjë. Nuk ka rëndësi emri, kishte akti që bëri ky njeri që mua më bëri shumë përshtypje. Ajo nuk reagoi dhe ju mbushën syt me lot. Kjo qe skena! Më ka kërkuar 10 mln lekë të vjetra’, ka deklaruar aktivistja Sevim Arbana.
Arbana tha që tashmë ndodhet në një proces gjyqësor me kryeministrin Rama. Ajo e cilësoi këtë proces si një farsë.