Pak ditë më parë u zhvillua një aktivitet me të rinj nga gjithë Shqipëria në qendër të Tiranës. Shqipëria arriti të thyente rekordin Guinness të Belgjikës për “Cup Song”, një moment ky krenarie për të gjithë shqiptarët.
Duke folur më gjerësisht për këtë aktivitet, ideatori Leonard Bombaj zbuloi në një intervistë për moderatorin Turjan Hyskaj, nevojën për mbështetje dhe kërkesën e tij ndaj kryeministrit Rama.
Ai zbuloi mesazhin e Ramës pasi i shkroi rreth projektit.
“Gjëja e parë që i shkruajta ishte: “Besoj shumë se do bëjmë një projekt të tillë në një kohë kur të rinjtë thonë duam të ikim nga Shqipëria, të ulim në bulevard të rinjtë që të thonë e duam jetën këtu. Mesazhi i parë që më ktheu ishte një “smile” dhe e dyta, kam ngarkuar këtë këtë person, përqafime…”, rrëfeu Bombaj.
(XH.A/SHUPLAKA)