Roland Hysi, gjyqtari i Fierit i akuzuar për korrupsion do të vijojë të qëndrojë në paraburgim. Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg” në një masë më të butë.
Hysi qëndron në qeli prej Janarit të këtij viti në qeli ndërkohë që ai u prangos pas publikimit të një video-përgjimi në një program investigativ ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale nga një palë në gjykim për një vendim në favor të saj.
Në kamërën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj.
Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)