Në sencën e sotme parlamentare, deputeti Ralf Gjoni i ka kërkuar Damian Gjiknurit dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore me pretekstin se kishte dalë në audio-përgjimet e Bild.
Gjiknuri ironizoi opozitën parlamentare duke e krahasuar me PD-në dhe LSI-në që kanë braktisur Kuvendin: “Ata kishin ‘Rama ik’, këta këtu paskan Damian ik”.
Ai u shpreh i gatshëm të vetëofrohej për zgjidhje, duke lënë të hapur mundësinë e dorëheqjes, nëse në atë Komision do të hynte edhe Partia Demokratike.
“Nëse vjen Partia Demokratike në Komisionin për Reformë Zgjedhore, patjetër, nga ‘Rama ik’ në ‘Damian ik’, unë vetëofrohem si presidenti për zgjidhje”, u shpreh Gjiknuri nga foltorja e Kuvendit.
Komisioni i Reformës Zgjedhore ka dy kryetarë, Damian Gjiknurin nga mazhoranca dhe Rudina Hajdarin nga opozita ndërkohë që qeveria ka lënë të hapur mundësinë që në këtë komision të ketë përfaqësues edhe të opozitës në rolin e vëzhguesit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)