Një 51 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, ndërsa ishte duke shijuar rrezet e diellit në në kopshtin e shtëpisë së motrës së tij në Scandiano.
Mediat italiane shkruajnë së Ilir Ashiku akuzohet për shfrytëzim dhe favorizim prostitucioni si edhe për trafik armësh dhe Gjykata e Apelit në Aquila i kishte dhënë dënimin me 10 vite burg. Mirëpo ai kishte mundur t’i arratisej policisë.
Mediat italiane shkruajnë se 51-vjeçari, teksa bënte banjo-dielli në kopshtin e shtëpisë së motrës së tij në Scandiano, mbeti i shtangur nga aksioni blic i policisë për ta arrestuar.
Reggiosera.it raporton se Ashiku ndodhet sërish në burg, në pritje të një gjykimi tjetër në lidhje me arratinë e tij. Mbi të rëndojnë dhe akuzat për trafik të paligjshëm armësh. (D.D/Shuplaka)