Një 36-vjeçar është arrestuar sot në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Mësohet se i arrestuari quhet Arben Gjikolaj dhe akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.
“Ditën e sotme, nga Sektori për hetimin e krimit të organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja në fshatin Manati në Lezhë, të Gjikolajt, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjikolaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej datës 16 qershor të këtij viti nga Interpol Roma.
“Gjykata e Torinos, me datë 22.06.2016 ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimit të prostitucionit” parashikuar nga legjislacioni italian.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet më tej në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)