Një 35-vjeçar shqiptar, i kërkuar në Greqi për “vrasje me paramendim” është arrestuar në tentativë për të kaluar nga Zvicrra në Gjermani, në stacionin e trenit Weill am Rhein-Friedlingen.
35-vjeçari ka paraqitur pashaportë të vlefshme shqiptare, por e kishte kaluar qëndrimin e lejuar për qëllime turistike.
Gjatë kontrollimit të gjurmëve të gishtërinjve, në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS) u gjet një mbiemër tjetër i këtij personi. Shtetasi shqiptar kërkohej në Greqi për ekstradim.
35-vjeçari u arrestua nga policia federale dhe u dërgua në një institucion pas seancës për lirimin me kusht. Ka nisur procedimi penal i tij për shkelje të ligjit të vendbanimit.