Me një surprizë aspak të këndshme është përballur kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ditën e djeshme. Ai kishte thërritur për të performuar në shesh katër artistë, po që ata e kishin një inat me kryebashkiakun.
Bëhet fjalë për katër DJ që kanë zgjedhur të tërheqin vëmendjen e Veliajt për situatën e rëndë që po kalon klubi i Tiranës.
Chriss V, Ad Disha, Sokol Turdiu – DJ Cool dhe Arlind Kozeli janë paraqitur me bluza të ekipit bardheblu duke i kujtuar Veliajt se është aksioner i dytë i rëndësishëm në klubin e Tiranës. Sipas tyre edhe Veliaj duhet të reagojë për këtë situatë.
Edhe disa ditë më parë tifozët e Tiranës protestuan përpara Bashkisë ku i kërkuan Erion Veliajt shkarkimin e Presidentit Refik Halili.
Rënia për herë të parë në histori e Tiranës në Kategorinë e Parë nuk është kapërdirë aspak nga tifozët e saj. Ndërkohë që ky sezon do të jetë vërtet i ccuditshëm për skuadrën kryeqytetase që do të luajë dhe në ligat e Europës. (E.K/SHUPLAKA)