Ai rezultonte i dënuar me formë të prerë me 7 vjet e 4 muajsh burgim, për krime që lidhen me trafikimin e drogës dhe përndjekjen.
Shqiptari kishte qenë një nga “protagonistët” e “Operacionit BESA”, të kryer në vitin 2020 nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Trentos, pas të cilit, në vitin 2022, ai ishte dënuar për krimin e shoqatës kriminale që synonte trafikimin e narkotikëve në Bolzano dhe Merano, informon media italiane.
Por gjatë operacionit 37-vjeçari kishte mundur t’i shpëtonte prangave dhe të qëndronte prej pesë vitesh në arrati i fshehur, deri në lokalizimin dhe kapjen me qëllim vuajtjen e dënimit.