Një koment i ‘papërshtatshëm’ në një status të kandidatit të PS-së për Bashkinë e Ersekës Erion Isai, ka çuar 2 persona drejt konfliktit duke përfunduar me plagosjen në krah të një 35-vjeçari.
Përplasjet virtuale kanë precipituar dhe në konflikte fizike mes Pandi Cunges, kryetari i FRESSH për Kolonjën dhe 35- vjeçarit Ervis Këndezi. Shkak është bërë një koment i këtij të fundit në facebookun e Erion Isait, i cili ka acaruar kreun e FRESSH Kolonjë.
Ata fillimisht kanë debatuar sipas raportimeve për Faxweb.al ndërsa Cunge më pas ka nxjerrë një armë të ftohtë thikë duke e qëlluar në krah dhe është larguar.
I lënduari ka dhënë shpjegime në polici, ndërsa blutë ende nuk kanë bërë të mundur ndalimin e autorit.