“Unë i konsideroj mbledhjet e PD të gjitha qesharake sepse janë copy paste. Kur është hapur Fax News unë kam qenë i ftuar dhe po diskutonim se cfarë do të bënte PD pas zgjedhjeve. Kjo është e gjitha Deja Vu, janë të njëjtët personazhe dhe skena të ngjashme.
Jemi përballë një realiteti komik.
Tashmë PD është një meme e madhe dhe Lulzimi është personazhi i memes. Ne kemi një tezë ku themi se Basha kurrë nuk ka dashur të bëhet kryeministër, vetëm që t’i shërbejë Sorosit që të mbajë Ramën në pushtet. Unë kam ardhur me prova këtu plot për këtë temë.
Dje ka ndodhur një ngjarje, ku PD ka thënë se identifikimi i votës së personave që kanë votuar me anë të një barkodi nuk është e vërtetë.
Prandaj unë këtu kam ardhur me prova për të treguar sesi kjo gjë është e mundur. Unë disponoj video dhe audio, kam dokumenta zyrtarë për atë që quhet rendi i ditës.
Këtu kam dokumentin që përcakton se në Shqipëri duhet të përdoret identifikimi elektronik, për të cilin nuk u bë asnjë lloj debati”- tha Goxhaj.
Vijon …