Në studion e FaxNews nga gazetarja Rovena Neziri, ka qenë i ftuar analisti Agim Baçi. I pyetur nga gazetarja mbi gjyqin e fituar nga Beketi në Arbitrazh, Baçi shpreht se qeveria shqiptare është e detyruar ta paguajë dëmshpërblimin që në minimum është 110 mln euro. Pavarësisht, deklaratës së kryeministrit Edi Rama që tha se këto para nuk do jepen, analisti argumenton se në bazë të ligjeve ndërkombëtare është e pamundur që ato para të mos kthehen, pasi ëshët vendim i formës së prerë, për të cilin kanë folur dhe mediat italiane. Ndërkaq, më tepër deklarata e kryeministrit për Baçin duket si një kërcënim për organet ligjzbatuese në Shqipëri, si SPAK, për të mos nisur një hetim.
Një hetim, që duhet të bëhet, pasi ka disa përgjegjës për këtë gjyq të humbur për teka politike, ku Baçi liston emrin e kryetarit të Bashkisë Erion Veliajn dhe kryeministrin Edi Rama. Për analistin, Rama është duke e shtyrë këtë “dhënie parash”, deri në zgjedhjet e tjera. Sa për rritjen e pagave, që Celibashi nuk e ka konsideruar si një shkelje të Kodit, Baçi ngre pyetjen retorike, nëse këta qyetarë që u ngrihet paga marrin apo jo pjesë në zgjedhje, për të nënkuptuar kështu ndikimin që kanë deklaratat e kryeministrit Rama, te votuesit. Pavarësisht këtij fenomeni të përsëritur prej PS-së, analisti mendon që një pjesë të fajit e ka dhe populli, i cili nuk është plotësisht i vetëdijshëm për fuqinë që ka nëpërmjet votimit.
Gazetarja: Dua t’ju pyes për një vendim shumë të rëndësishëm, që është dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit për Beketin, sipërmarrësin italian që ju mbyll televizioni në Shqipëri. Ka patur një deklaratë nga Edi Rama, se paratë që Beketi ka fituar përmes kësaj gjykate nuk do të jepen. Si e keni parë një deklaratë të tillë, a është e mundur dhe si preket Shqipëria nëse ndodh diçka e tillë?
Agim Baçi: Nuk ka për të ndodhur diçka e tillë, është thjeshtë elektorale. Z.Rama gjeti një mënyrë për të shtyrë edhe më tutje idenë që nuk do t’i paguajë. Ky ka qenë dhe slogan i ish-ministrit Arben Ahmetaj që thoshte “kokërr leku nuk do paguajmë për Beketin” dhe z.Rama që thoshte “kjo është elektorale”. Po të shikojmë nuk kishte asnjë përgjigje konkrete, u justifikua vetëm me idenë që opozita ka shpërndarë trakte dy vite më par që e ka humbur. Rëndësi ka që është humbur një gjyq të formës së prerë, që do të thotë se nuk ka më asnjë justifikim përveç se të paguhen. Vetëm një kryeministër që ka bindjen se populli shtë budalla, që do të hajë atë variantin e tij dhe e thotë me kaq siguri. Nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër. Unë e lexova si një lloj kërcënimi për SPAK-un që të mos fillojë hetime, sepse do ketë hetime, kush i mban përgjegjësitë për humbjen e këtyre 110 mln euro, kush është përgjegjësi?
Sepse humbja e gjyqit ka emra konkretë, është kryeministri me bashkinë e Tiranës. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë që gjyqi është humbur për një tekë politike të këtyre dy personave.
Gazetarja: Po ju po e merrni të mirëqenë që do të nisë një hetim nga SPAK?
Agim Baçi: Patjetër që duhet të nisë një hetim, një humbje gjyqi ka në lloj përgjegjësie, kush e ka për këtë humbje? A janë humbjet e parave të shtetit si një përgjegjësi që duhet të ketë hetim? Kërcënimi i idesë që ne mund të tërhiqemi nga arbitrazhi, për mua ishte në drejtim të organeve drejtuese dhe ligjzbatuese në Shqipëri, që të mos guxojnë që të nisin hetimet, sepse ai me këtë deklaratë u justifikua që nuk mund të nisen hetimet ndaj tij, sepse do ta vazhdojë betejën dhe do ta fitojë. Përdori gjithshtu një dënim që ka z.Beketi në Shqipëri, i cili nuk hynë në punë fare në Arbitrazh. Kjo është një lloj sigurie e një kryeministri që vetëm është tallur me qytetarët shqiptarë sa herë i është kërkuar llogari, kështu që edhe këtë herë tentoi të gjente këtë zgjidhje.
Gazetarja: Kur shpjegohet në fakt nga ata që e njohin procedurën, duket komplet naive.
Agim Baçi: Padyshim, se të gjithë ekspertët që i njohin detyrimet në Gjykatën e Arbitrazhit, e kuptojnë shumë mirë që nuk ka kthim mbrapa. Nuk ka kërcënuar as Gjermania, as Franca, thjesht kanë paguar. Vetëm z.Rama, mendon që ka një strategji tjetër në këtë gjë, gjithmonë me atë shpikjen që atij i lehjet të gjejë një rrugë tjetër që qytetarët të hanë versionin e tij politik, me idenë që ai do ta fitojë këtë betejë.
Gazetarja: Beketi vijon të marrë paratë përmes pronave që Shqipëria ka jashtë vendit, nga çfarë raportohet deri tani.
Agim Baçi: Unë lexova dhe gazetat italiane që thonin, tashmë qeveria shqiptareështë e detyruar të paguajë 110 milion euro ndaj Beketit. Deri tani edhe gazetat e kishin thënë këtë humbje, po nuk kishin thënë që qeveria shqiptare nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht. Rama po kërkon kohë, që të mos ndikojë në zgjedhjet lokale të 14 majit, pastaj mendon që njerëzit do ta harrojnë a do gjejë një zgjidhje tjetër deri në zgjedhjet e tjera politike. Por, është e pafalshme nëse institucionet e drejtësisë, SPAK, nën këtë presion, e shtyn hetimin për këtë çështje. Për mua është e qartë, kur marrin vendim gjykatat shqiptare duhet t’i zbatojmë, ndërsa për gjykatat ndërkombëtare je i detyruar edhe të zbatosh vendimin, por edhe të hetosh përgjegjësit e këtij dëmi ndaj buxhetit të shtetit shqiptar.
Gazetarja: Aq sa po mundohet mazhoranca të heqë vëmendjen nga kjo çështje, aq po mundohet ta fokusojë vëmendjen te rritja e pagave. 900 eruo paga mesatare, thotë kryeministri Edi Rama, përgjatë vitit që vjen, po që rritja e parë mund të arrihet brenda muajve të ardhshëm. Ka patur një sërë diskutimesh nëse i referohemi këtu dhe një përgjigje që ka ardhur nga ana opozitës. Kreu i KQZ, Celibashi është shprehur se rritja e pagave vlen për zgjedhjet e përgjithshme, jo për ato vendore, ndaj nuk shihet si një ndërhyrje në zgjedhje, ju si e keni parë?
Agim Baçi: Pse, ata që përfitojnë paga në këto kohë, nuk marrin pjesë në zgjedhjet lokale që nuk ndikon kjo?! Qartësisht, z.Rama e tha literalisht që Kodi që kanë votuar është pengesë. E nënvlerësoi atë Kod, për të vendosur këtë mënyrë komunikimi para zgjedhjeve. E ka bërë dhe para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Gazetarja: Me shpërblime për pensionistët jemi mësuar.
Agim Baçi: Me shpërblime, me dhënien e parave të tërmetit, shpërblime nga më të ndryshmet, që është një blerje e drejtëpërdrejtë e votës së qyetarëve. Pra, t’i blesh votën me lekët e atyre. Nuk është se rritjen e pagave z.Rama e jep nga shtëpia e vetë, janë po paratë e shqiptarëve, do të thotë t’i blesh votën me paratë që i takojnë qytetarëve. Është lajm i mirë, rritja e pagave. Ideja që ai e bën gjithmonë para zgjedhjeve, duke i konsideruar qytetarët si dele, që gënjehen me këtë lloj bari që u jep para zgjedhjeve, është fatkeqësi që qytetarët pranojnë këtë lloj trajtimi nga qeveria që në prag të zgjedhjeve, në mënyrë të drejtëpërdrejtë kërkon t’i blejë vullnetin e tyre zgjedhor. Fatkeqësisht edhe Kryekomisioneri, penalizimet i ka patur të vogla, të papërfillshme për partitë politike. 10 mln lekë duhet të paguajë PS, nëse thyen Kodin, nuk besoj se ka ndonjë dëm të madh lidhur me këtë shumë, rëndësi për ta ka të fitojnë zgjedhjet. Si në çdo rast tjetër, KQZ nuk ka penalizuar edhe kur janë gjetur persona me të kaluar kriminale dhe PS, ka firmosur atë deklaratën që ju kërkoi z.Basha deri në momentin e fundit dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për personat e inkriminuar, kur s’e ka bërë për këtë, do ishte luks të mbante përgjegjësi për rritje pagash.
Gazetarja: Jemi në një shoqëri, që në një lloj mënyre harrojmë, se duhet marrë parasysh një punonjësi të administratës, por jo vetëm se janë mjekët, policët, mësuesit, të gjithë që do përfitojnë nga rritja e pagave. Vjen momenti që rritet paga, sigurisht që ai do të ndihet më mirë, qoftë me jetën e tij, me rritjen e nivelit të jetesës, është paksa e vëhstirë të mendosh çfarë ka ndodhur më herët, apo jo?
Agim Baçi: Thashë, nuk është gjë e keqe rritja e pagave. Është e shëmtuar që bëhet kaq hapur në mënyrë elektorale para zgjedhjeve. Sepse nuk mund të zgjohet gjithmonë qeveria siç kemi parë në çdo qytet që pothuajse të gjithë nëpunësit e bashkisë janë duke bërë punëra, ndërkohë që nuk i shohim gjatë gjithë kohës politike. Pra, një trajtim i qytetarëve si kavie, që mund të mashtrohen kaq kollaj. Realist në raportin e sotëm të qytetarëve, ka rezultuar i efektshëm. Kështu që nuk ka faj vetëm qeveria, janë dhe qytetarët që reagojnë shumë pak, ose nuk reagojnë ose nuk e dinë e votës, e asaj flete të bardhë për të ndryshuar ata që menaxhojnë paratë e tyre publike.