22:01 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I kujtoi rrogën, Mirush Kabashi refuzon të merret me Hervin Çulin: Mos ma ul kaq poshtë bisedën!

08:09 | 25/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I kujtoi rrogën, Mirush Kabashi refuzon të merret me Hervin Çulin: Mos ma ul kaq poshtë bisedën!

Artisti i madh Mirush Kabashi ka qenë i ftuar sot në emisionin e mëngjesit në Fax News ku mes të tjerave e ka quajtur poshtërues ligjin e ri për Teatrin.

Ai tha se duhet ti jepet fund ndikimit të politikës në art, duke filluar nga mënyra sesi zgjidhen titullarët e institucioneve.

‘’Unë dua që të ushqejmë shoqërinë me etikë, të hedhim poshtë çdo urrejtje. Ligji i për Teatrin është poshtërues, artistët janë AND-ja e një shoqërie, duhen ruajtur”, u shpreh Kabashi.

Më tej i pyetur nga gazetari Xhaxhiu lidhur me një konflikt në distancë mes tij dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, Kabashi kërkoi që biseda ‘’të mos ulej kaq poshtë”.

‘’Po kërkon nga unë një reagim, do të ishte mirë që mos ta ulnim kaq poshtë bisedën. Kam ndjerë trishtim sa e prekën edhe në familje pas reagimeve të shumta që pati ndaj tij, ndjeva trishtim dhe me këtë e mbyll. Nuk e kishte për herë të pare që bënte këtë reagim”, tha më tej Kabashi.

Kujtojmë se pak kohë më parë Çuli shkruante në këtë mënyrë për aktorin Kabashi:

Hahahaha! Zoteria “hani pini dhe rrembeni”, pasi “grabiti” per 15 vjet rrogen ne Teatrin Kombetar, ka filluar te recitoje patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti per godinen e Teatrit Kombetar. Ky individ qe morri rrogen 15 vjet dhe u ngjit ne skenen e TK-se vetem me nje shfaqje, eshte objekt per librin e rekordeve Gines.

100 milion leke (te vjetra) ka perfituar me statistike ne 15 vjet zoteria qe fuste karten ne bankomat pa u skuqur fare. Nese ndonje nga miqte me gjen diku ne Europe, Amerike, Australi ose ne Hene apo ne Mars nje “grabites” te tille, ju lutem miq te me beje me dije. Nderkohe individi “hani pini dhe rembeni” eshte edhe nje mashtrues ordiner.

Me akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor te programit artistik te institucionit. Por kaq genjeshtar ordiner eshte saqe shembullin e shpik aty per aty, duke ju marre fjala si memec, dhe ja ve ne goje regjisorit Altin Basha. Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Genjeshtari ordiner thote se une i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e vepres “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar perpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenen e TK-se.

Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kerkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne c’drejtim te paditur rreshket.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Dritëhijet/ 5 milionë euro brenda ‘’Toyota Yaris’’, çuditërisht asnjë reagim nga politika shqiptare

Para

“Plasin” eurot në Durrës, Gentian Zenelaj ‘thumbon’ poltikën shqiptare: ‘Toyota Yaris’ të marrka gjak në vetull

Para
“Plasin” eurot në Durrës, Gentian Zenelaj ‘thumbon’ poltikën shqiptare: ‘Toyota Yaris’ të marrka gjak në vetull

"Plasin” eurot në Durrës, Gentian Zenelaj ‘thumbon’ poltikën shqiptare: ‘Toyota Yaris’ të marrka gjak në vetull

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.