Ritvan Zykaj personi që vrau 8 pjestarët e familjes së tij në Selenicë të Vlorës, të mërkurën e kësaj jave do të dalë në seancën e radhës së gjykimit me gjyqtar Ervin Trashi.
Në këtë seancë do të bëhet dëgjimi i dëshmitarëve, edhe pse ata tashmë janë shumë të paktë në numër, sepse pjesa e mbetur e familjes Zykaj tani më ndodhet jashtë shtetit.
Ndërkohë përpos seancave rutinore deri në përfundimin e çështjes dhe marrjës së vendimit, gjendja e Ritvan Zykaj sipas informacioneve është e mjerueshme.
Nga burime brenda burgut të Vlorës, ku dhe mbahet në izolim Ritvan Zykaj, thuhet se i burgosuri tashmë është në gjendje të rëndë mendore.
Ai nuk pranon të flas me askënd, një tip i ngrysur që as qan dhe as qesh, sipas policëve një psikopat.
E ndërkohë që të burgosurit e tjerë e vetmja gjë që i japin janë cigarete, Zykaj është gjendur njëherë nga policët duke mbajtur një libër në dorë, në tentativë për të lexuar, por mbrapsht.
Asnjë nga familjarët e tij nuk është interesuar më për fatin e Ritvanit që prej ngjarjes së ndodhur në verë.
(s.a/faxweb.al)