Ish-deputetja Florida Kërpaçi shpjegon për mikrofonin e Fax News se si mund të bëhet një maskë kundra gaz në kushtë shtëpie. Ish-deputetja shpjegon se të gjithë qytetarët mund ta ndërtojnë atë vetë, mjafton të marrin një shishe plastike të cilën mund ta presin në përmasat e kokës së tyre. Gjithashtu duke i vendosur një llastikësi edhe një shami me uthull molle për ta vendosur në hundë. E gjithë kjo maskë mund të ndërtohet në harkun kohor për 6 minuta.
“Është shumë e thjeshtë për tu ndërtuar, ne kemi shpërndarë një video që informon të gjithë qytetarët se si mund ta ndërtojnë atë. Mjafton një shishe plastike dhe mund ta presësh në përmasat e kokës, ju duhet një copë pambuku e cila ngjitet me ngjitës, një llastikë si edhe një shami më uthull molle për ta vendosur në rrugët e frymëmarrjes. E gjitha kjo mund të përgatitet për gjashtë minuta.”-ka sqaruar Kërpaçi.
Kjo masë vjen pas disa protestave ku policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Aktivistë, mjekë, sigurisht dhe liderët politik te opozitë e cilësuan si kriminale sjelljen e policisë duke cenuar direkt shëndetin e qytetarëve.