18:32 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”I mbytur në lekë”, nipi i Sadri Abazit merr tendera milionësh nga Erion Veliaj (Me dokumente të falsifikuara)

13:29 | 18/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”I mbytur në lekë”, nipi i Sadri Abazit merr tendera milionësh nga Erion Veliaj (Me dokumente të falsifikuara)

Kompania Alko Impex Construction në pronësi të Arbër Abazit, nipi i deputetit socialist Sadri Abazi ka marrë rreth 10, 8 milionë euro tender nga 7 bashki të majta, nga viti 2014 deri më 2017.

Tenderat e fituara prej tij janë kryesisht me objekt pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. Ndër to 6 kontrata i ka fituar vetëm nga Bashkia Tiranë, prej së cilës vetëm në periudhën 2016, 2017 ka marrë 2 tendera për pastrimin e Tiranës Zona III me vlerë përkatësisht 4,9 milionë euro dhe 4,1 milionë euro.

Por sipas dokumentave të dorëzuara pranë Komisionit të Prokurimit Publik, kompania për fitimin e të paktën dy tenderave me objekt “pastrimin e Tiranës, Zona III” ka përdorur dokumenta të fallsifikuara, si rrjedhojë tenderat e fituara prej saj janë të paligjshme.

Sipas kritereve të tenderit të zhvilluar në vitin 2014 me vlerë rreth 180 milionë lekë të reja, për pastrimin e Tiranës zona III, pika 3 parashikon se “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar në kompani një inxhinjier mjedisi, të pajisur me diplomë dhe certifikatë nga minsitria e mjedisit”, dhe pika 10 parashikon se “Operatori ekonomik duhet të paraqesë një liçencë nga Ministria e Transporteve me përcaktimin “Punime të inxhinjerisë së mjedisit”.

Kompania e ka shkelur këtë kriter. Kompania në licencën e marrë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka listuar si punonjësë të saj 8 inxhinjerë. Kompania ka paraqitur për personin, Bekim Selmani  diplomë universitare të falsifikuar, duke e bërë çertifikatën e marrë nga MTI të paligjshme.

Bashkia e Tiranë dhe të gjitha bashkitë e tjera të cilat kanë kontrata të lidhura me kompaninë Alko Impex duhet t’i ndërpresin ato, të bëjë verifikimet dhe të nisin procedim penal ndaj kompanisë.

Kompania Alko Impex e Arbër Abazi, nipi i deputetit socialist Sadri Abazi, u skalifikua për 1 deri në 3 vjet nga procedurat e prokurimit publik për dorëzim të dokumenteve me përmbajtje të rreme.

Ky fakt është bërë i ditur në vendimin e Agjensisë së Prokurimeve Publike. Në këtë vendim përfshihen ndër të tjera dhe arsyet si: veprime korruptive, dënime për vepra penale, mospërmbushje të detyrimeve penale.

Vendimi i APP-së

Vendimi i APP-së erdhi pasi Bashkia Elbasan verifikoi dokumentat e paraqitura nga kompania për pjesmarrje në tender me objekt “Pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit Elbasan”.

Bashkia Elbasan i kërkoi Universitetit të Prishtinës të verifikonte diplomën e dorëzuar nga kompania për personin Bekim Selmani. Sipas, përgjigjes të Universitetit të Prishtinës vërtetohet se kompania ka dorëzuar diplomë të fallsifikuar për personin në fjalë.

Pas vërtetimit të dokumentave të rreme, Bashkia Elbasan ka hapur çështje penale ndaj kompanisë. Ndërsa kjo e fundit paraqiti kërkesë për tërheqje nga tenderi pavarësisht se Komisioni i Prokurimeve Publike e kishte shpallur fituese.

Kompania, të paktën në dy tendera, të Bashkisë Tiranë me objekt “pastrimin e Tiranës, Zona III” të zhvilluara në vitin 2014 dhe në vitin 2017 ka përdorur dokumenta të fallsifikuara, si rrjedhojë tenderat e fituara prej saj janë të paligjshme.

Kompania Alko Impex Construction ka marrë rreth 10, 8 milionë euro tender nga 7 bashki të majta, nga viti 2014 deri më 2017. Tenderat e fituara prej tij janë kryesisht me objekt pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. Ndër to 6 kontrata i ka fituar vetëm nga Bashkia Tiranë, prej së cilës vetëm në periudhën 2016, 2017 ka marrë 2 tendera për pastrimin e Tiranës Zona III me vlerë përkatësisht 4,9 milionë euro dhe 4,1 milionë euro. Përveç kësaj, vetëm pak ditë më parë kjo kompani ka paraqitur ofertë, me të njëjtat dokumenta për tenderin e hapur nga Bashkia Kamëz për pastrimin e qytetit./Exit.al

 

Pas

Zbulon se ka 3 miliardë lireta, ajo që ndodh më pas me bankierin do t’ju lerë pa fjalë

Para

Përfundon takimi me Mogherinin, Paloka dhe Kryemadhi zbulojnë kërkesat e opozitës

Para
Përfundon takimi me Mogherinin, Paloka dhe Kryemadhi zbulojnë kërkesat e opozitës

Përfundon takimi me Mogherinin, Paloka dhe Kryemadhi zbulojnë kërkesat e opozitës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vetëdorëhiqet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Prof. Dr. Alma Cani, ja kush do ta zëvendësojë

Dy vjet sanksione evropiane, Kosova humbi 7.1 mln euro direkte dhe 600 mln euro projekte

“Mos jepni viza”, Trump revokon intervistat për studentët e huaj të Harvardit

“Shqipëria po plaket”, eksperti: Nevojiten më shumë mjekë për të moshuarit

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta

Zgjedhjet e 11 majit/ PD ankimon në KAS rezultatin edhe për Qarkun Fier: Funksionarë të shtetit blenë vota! Bandat ushtruan presion mbi individë dhe familje

“NATO dyfishon forcat tokësore”- Reuters: Synimi, 130 brigada përballë kërcënimit rus

Kallas paralajmëron Pekinin: Nuk do t’i tolerojmë aksionet armiqësore

Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostrada, gjoba aplikohet automatikisht

AKU: Rezultatet paraprake të analizave për produktet ushqimore në kopshtin Nr. 1 në Gramsh dhe subjektin furnizues në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.