Pas denoncimit të një grua biznesmene nga Kavaja në adresën e kryeministrit Edi Rama, tre inspektorë të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës u arrestuan me akuzën e korrupsionit.
Qytetarja ka denoncuar tre tatimorët se i kërkonin para në dorë, ndërsa ndjekja e mëpasme e tre zyrtarëve të dyshuar çoi në arrestimin e tyre. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu në konferencë për shtyp njoftoi dje finalizimin e aksionit të koduar “TND”.
Ai tha se më 21.07.2017 gjatë orëve të mbrëmjes nga strukturat e Policisë është finalizuar operacioni policor i koduar “TND”, i cili u zhvillua pas një denoncimi të bërë nga një subjekt privat drejtpërsëdrejti te Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama.
Ndëkohë tre tatimorët u arrestuan teksa po drekonin në një restorant në bregdet pak orë pasi kishin marrë paratë nga biznesmenia. (S.SH/Shuplaka)