Ish-kryeministri Berisha i është rikthyer ngjarjes së rëndë të ndodhur në Korçë kun ë komisariatin e policisë vdiq i riu rom Enea Ftoi, ndërsa në të gjithë trupin kishte shenja dhune të rënda.
Berisha shkruan në ‘Facebook’ se sot pas tre ditësh autorët e këtij krimi monstruoz racist janë të lirë dhe vazhdojnë me qetësi punën.
ish kryeministri i ka bërë thirrje komunitetit rom të cilit i përkiste djali që vdiq, të ngrihen kundër qeverisë.
Postimi i poltë:
Torturimi me pasoje vdekjen e 27 vjeçarit rom Enea Ftoi, eshte vrasje shteterore raciste!
Te dashur miq, para tre ditesh kriminele me uniforme ne komisariatin e Korçes i moren jeten me tortura çnjerezore te riut rom, 27 vjeçarit Enea Ftoi. Sot pas tre ditesh autoret e ketij krimi monstruoz racist, xhelatet e Eneas jane te lire dhe vazhdojne me qetesi punen.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim kriminal te narkoshtetit, i cili fakton ne menyre perfundimtare se kemi te bejme me nje vrasje te mirefillte raciste shteterore, u bej thirrje komunitetit rom dhe mbare qytetareve te Korçes qe te ngrihen kunder ketij akti çnjerezor te autoriteteve shteterore, Edi Rames dhe klikes se tij raciste ne pushtet! Sb
(B.H/Faxweb)