Fenomeni i grabitjes së banesës ka njohur rritje dy vitet e fundit në qarkun e Elbasanit . Pre e këtij femomeni ka rënë edhe shetasi Bilal Duraku nga fshati Bujqës i Elbasanit.
Dalja herët në mëngjes nga banesa bëri që ajo të binte pre e grabitjes ndërsa hajdutët i morën 2 milion lekë të vjetra dhe 1700 euro të cilat thotë se i kishte siguruar nga shitja e dy lopëve dhe ndihmës se ofruar nga fëmijët në emigracion.
Z.Duraku pohon se pas denoncinit në polici reagimi i kësaj të fundit ishte i vonuar, por dhe zbardhja e ngjarjes vijon të jetë e tillë.
65 vjecari pohon se një muaj pas grabitjes se shtëpisë policia vijon të heshtë dhe të mos i japë asnjë përgjigje, ndonëse ka indicie për personin që mund të jetë i përfshirë në ngjarje.
Pa një përgjigje nga blutë e qytetit vendosi ti drejtohet kameras sa Fax News për ndihmë ndërsa shpreh revoltën se siguria në vend i ngjan asaj në Kandahar dhe se me këtë situatë nuk mund të shkojmë kurrsesi në BE.
Z.Duraku ka dyshime se përse policia e Elbasanit dhe polici gjyqësor nuk reagojne, ndaj kërkon ti jepet fund heshtjes.
Pas heshtjes së policisë Fax News kontaktoi me policinë e Elbasanit e cila pranoi neglizhencën e policit gjyqësor që është marrë me këtë cështje dhe premtoi se shumë shpejt qytetari Bilal Duraku do të marrë përgjigjet e kërkuara.
Burimet zyrtare pohojnë se punonjësi që është marrë me këtë cështje i është dhenë urdhër ti shkojë hetimit deri në fund.
(Shikoni videon duke nisur nga minuti i 5-të)
(E.D/faxweb.al)
Discussion about this post