04:09 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

I mori armën Artan Cukut dhe vrau veten, historia tronditëse e 25-vjeçarit që i dha fund jetës ndërsa po merrej në pyetje

11:03 | 09/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Detaje të reja nga ekzekutimi i Artan Cukut, si i zunë pritë atentatorët, u qëllua pesë herë

Arta Cuku u ekzektua mbrëmjen e djeshme me 5 plumba, por në jetën e tij ai ka pasur një momentu shumë të vëshirë.

Kjo ka lidhje me punën e tij pasi pas një ngjarje të ndodhur në vitin 2005. Në mars të atij viti shtetasi Agim Daka, 25 vjeç, nga Shkodra, vrau veten me armën e Artan Cukut. 

Sipas një të përditshme ngjarja ndodhi brenda në zyrat e Policisë së Shtetit në Tiranë, ku viktima u shoqërua pasi ngjante shumë me të vëllanë, Bujar Daka, i cili ishte arratisur nga Policia e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur viktima Agim Daka, teksa po merrej në pyetje në zyrën e shefit të Krimeve të Komisariatit nr.4, Artan Cuku, arriti t’i merrte armën këtij të fundit dhe më pas vrau veten. 

Artan Cuku për këtë ngjarje u pezullua nga detyra për disa javë, derisa hetimi e nxori të pastër nga kjo ngjarje.

Por pas kësaj ngjarje të rëndë familjarët e Agim Dakës bënë akuza edhe publike ndaj Policisë, edhe ndaj Artan Cukut.

Detaje:

Agim Daka ishte shoqëruar nga Policia në zonën e Vorës, ku u ndalua nga një postbllok i Komisariatit nr.4. Ai u ngjau policëve me të vëllanë, Bujar Dakën, i cili ishte larguar nga komisariati i Policisë së Shkodrës, ku kishte qenë i ndaluar. Ndërkohë, në mesin e shkurtit 2005, gruaja e Agim Dakës ishte gjetur pa jetë dhe nga hetimet doli se kishte humbur jetën nga helmimi.

Në momentin kur kreu vetëvrasjen me armën e Artan Cukut mësohet se Agim Daka ka qenë duke u marrë në pyetje në zyrat e Policisë pikërisht për vendndodhjen e vëllait të tij, që ishte arratisur nga Policia e Shkodrës.

Artan Cuku ishte marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zyrën e tij me 25-vjeçarin nga Shkodra. Shefi i Krimeve të Komisariatit nr.4 në atë kohë ka thënë se viktima qëndroi vetëm 5 minuta në zyrën e tij.

Cuku ka shpjeguar se as vetë nuk e kishte kuptuar se si i ndaluari kishte marrë armën e tij dhe kishte qëlluar veten në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Artan Cuku ka thënë në dëshminë e tij se i ndaluari ia mori armën në një moment kur ai kishte hequr xhaketën në zyrë, por të afërmit e 25-vjeçarit akuzuan se Agim Daka ishte dhunuar fizikisht e psikologjikisht për të treguar informacione në lidhje me vendndodhjen e vëllait të tij. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: Artan Cuku
Pas

Shpërthim në një kishë në Egjipt, 13 të vdekur

Para

Shtyhet afati për regjistrimin në zgjedhje, dhe 19 ditë kohë për dialog mes partive

Para
EMRAT/ Dekriminalizimi, KQZ do të verifikojë 13 deputetë e 4 kryebashkiakë

Shtyhet afati për regjistrimin në zgjedhje, dhe 19 ditë kohë për dialog mes partive

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.