01:56 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I mori varësen nga qafa qytetares që priste urbanin, arrestohet 31-vjeçari (Foto)

16:47 | 22/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I mori varësen nga qafa qytetares që priste urbanin, arrestohet 31-vjeçari (Foto)

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fushë Krujës, pasi mesditën e sotme i është afruar një shtetaseje që po priste urbanin dhe i ka marrë me forcë nga qafa një varëse duke u larguar me vrap.

Efektivët e policisë janë vënë në ndjekje duke bërë të mundur edhe kapjen e tij disa minuta pas ngjarjes.

Mësohet se 31-vjeçari me inicialet A.Ç., është banues në Kurbin dhe rasti i tij do të hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Ndërhyrja e në kohë  e Patrullës së Policisë Rrugore vë në pranga autorin, që i grabiti me forcë nga qafa varësen një shtetaseje

Rreth orës 13:00, te mbikalimi në Fushë Krujë, një shtetase duke pritur linjën e transportit publik, i është afruar një shtetas dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap.

Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit. Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Ç., 31 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të ndaluar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: arrestohet 31 vjecarifushe krujeHajdutiI VODHI VARESEN
Pas

(VIDEO) Policia e deklaroi si një shpërthim të vogël, Berisha publikon video si u hodh në erë makina e efektivit

Para

Vdekja tragjike e Rexhina Debrovës në Elbasan, Spitali: Pësoi komplikacione të papajtueshme me jetën

Para
Vdes pas lindjes 25-vjeçarja, familjarët akuza të forta mjekut: Erdhi me tre orë vonesë!

Vdekja tragjike e Rexhina Debrovës në Elbasan, Spitali: Pësoi komplikacione të papajtueshme me jetën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.