Një grua 58-vjeçare u dërgua me urgjencë në spitalin e Riminit me djegie në pjesën e sipërme të trupit, pasi rreth orës 10 të mëngjesit tentoi të vetëdigjej në gjykatën e këtij qyteti për arsye që ende nuk dihen.
Shtetasja shqiptare, ishte në katin e parë të ndërtesës, përpara kancelarive civile, kur filloi të bërtiste “drejtësia në Itali nuk është e drejtë”. Pastaj mori një çakmak nga çanta dhe ndezi xhaketën najloni, e cila po digjej shpejt.
Ajo u shpëtua menjëherë nga një avokat i cili ishte afër me të duke e ndihmuar 58-vjeçaren të hiqte xhaketën.
Deri më tani mendohet se gruaja kishte një çështje për një seri ngacmimesh ndaj vajzës së saj, për të cilën kishte paraqitur disa ankesa, por pa rezultat. Gruaja është jashtë rrezikut për jetën. (Faxweb.al)