Kanë detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj në qytetin e Vlorës, pak ditë më parë.
Fax news mëson se sherri mes viktimës dhe autorëve ka ndodhur për një ngacmim, që një nga vrasësit kishte bërë ndaj gruas së Dervishajt.
‘’Pranë vendit ku u gjet viktima është gjetur një armë që dyshohet se ka qenë i Dervishajt. Konflikti banal për ngacmimin e bashkëshortes të Dervishajt, konflikti ka nisur në drekë. Avdiu ka parë lëvizjet dhe ka goditur dy herë Dervishajn, një herë në krah një në qafë”, thonë burime nga grupi i hetimit.
Ka qenë vetë i ndjeri ai që u ka prerë rrugën me mjetin e tij tre të rinjve, që ishin miq me tyre, dhe më pas sherri ka agravuar duke nxjerrë armët. Më pas autorët janë larguar nga vendngjarja të ndihmuar dhe nga persona të tjerë.
Dervishaj ishte pronar i disa lokaleve në Vlorë si dhe një pike të tregtimit të elektroshtëpiakeve.
Dinamika e plotë e ngjarjes: https://www.faxweb.al/fute-kallashnikovin-ne-makine-zbardhet-dinamika-e-plote-e-vrasjes-se-biznesmenit-ne-vlore-ikni-se-jam-une-pergjegjes/
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post