Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament. Tepër serioz ai i është drejtuar foltores së Parlamentit dhe ka nisur fjalimin e tij. Ai ka treguar se çadrës së opozitës nuk i ka dhënë jetë përpjekja për zgjedhje të lira por frika nga Reforma në Drejtësi.
Rama u shpreh se e gjitha kjo bëhet për të penguar Partinë Socialiste për të mbajtur zgjedhje, dhe për tu rikonfirmuar nga qytetarët.
‘’Çadrës nuk i dha jetë përpjekja për zgjedhje të lira, Çadrës i dha jetë frika nga Vettingu. Jo më kot bojkoti i opozitës filloi në javën kur në Parlament do të votoheshin ligjet e Vettingut.
Kjo nuk është një luftë e tyre për të mos hyrë në zgjedhje, po është lufta e tyre për të mos lejuar Partinë Socialiste të hyjë në zgjedhje. Kjo është thelbi, pjesa tjetër e gjitha është një propagandë. Është frika nga drejtësia që e motivon të gjithë këtë përpjekje’’, u shpreh Rama.
Gjatë paradites së sotme Rama ka pasur një takim me disa nga ministrat e Partisë Socialiste po ende nuk ka një reagim konkret në lidhje me qeverinë e besimit apo qeverinë teknike. (E.K/SHUPLAKA)
