Ditën e sotme Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 16 vjecar i cili pas një konflikti ka goditur me thikë një bashkëmoshatar të tij.
I mituri me inicialet E. Zh, goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij G. R. Në vijim të veprimeve u proceduar dhe dy shtetas të mitur të tjetër 16 dhe 17 vjeç, të dyshuar si pjesmarrës në konflikt.
Po ashtu janë arrestuar dhe 5 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim B. K., 29 vjeç, pasi me datë 24.05.2021, në anë të mashtrimit i ka vjedhur mjetin në përdorim nga shtetasi P. P.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim L. M., 34 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje” pasi duke thyer urdhërin e mbrojtjes të dhënë nga Gjykata, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. P., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. D., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse;
A. D., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale E. Zh, 16 vjeç, pasi gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij G. R. Në vijim të veprimeve u proceduar dhe dy shtetas të mitur të tjetër 16 dhe 17 vjeç, të dyshuar si pjesmarrës në konflikt.