“Revista Class”, e drejtuar nga Alketa Vejsiu, përbri një foto të motrave Marina dhe Luana Vjollca shkrepur në Dubai ku bukuroshet e ekranit po kalojnë pushimet këto ditë se bashku me partnerët e tyre, bëri një përshkrim-paralelizëm se pse shqiptarët pëlqejnë ‘bukurinë arabe’ me sheikë, forma të kolme, e buzë të fryra; e jo atë italiane e franceze
Por, duket se ky postim nuk i ka pëlqyer aspak bashkëshortit të Marinës, reperit Getoar Selimi, pasi burime për “Anabel.al” bëjnë me dije se Getoari ka tentuar vazhdimisht të komunikojë me Alketën, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur.
Pas mesazheve dhe tentativës së reperit për të folur me moderatoren Vejsiu, “Revista Class” editoi statusin përbri fotos së motrave Vjollca duke shkruar thjesht: “Motrat Vjollca në Dubai”.
Kujtojmë se veprimi i Alketës ishte një thikë pas shpine për Getoarin edhe Marinën, pasi vetë ajo do të merrte miliona prej tyre pasi i organizoi rreth dy dite më parë dasmën.
Cfare shkruante Alketa për Marinën, kur i organizonte dasmën: