Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka firmosur sot ekstradimin drejt Italisë të Alket Hatija.
Hatia i njohur ndryshe si baroni i drogës është arrestuar në 2017 në Berat nga policia shqiptare dhe u dënua me 20 vite burg nga gjykatat e Milanos për trafik droge.
Kujtojmë se në fillim Gjykata e Durrësit morri masën e sigurisë detyrim paraqitje. Por, Gjykata e Apelit e dënoi me burg deri në pritje të ekstradimit.
Hatija akuzohet nga Italia për trafikun e rreth 500 kilogramë drogë, heroinë dhe kokainë.