Ditët e nexheta janë kthyer me fillimin e muajit gusht, por sipas sinoptikanëve, dita e nesërme do të jetë me temperatura përvëluese për vendin.
Metoalb bën me dije se e merkuar dhe dita e premte do të shënojnë temperatura rekord, ku do të kalojnë mbi 39 gradë celsius.
Moti sipas Metolab: Vijojnë temperaturat e larta edhe në fundjavë por kulmi i nxehtësisë shënohet nga e mërkura në të premten ku maksimumet sipas zonave pritet të luhaten nga 31 në 36°C zonat malore (maksimumi në Kukës) dhe nga 36 – 38°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Në zona specifike të Shqipërisë, maksimumi do të ngjitet mbi 39°C, vlera që priten në Veriperëndim të vendit (Koplik, Zadrimë) dhe Jug (Kucovë, Këlcyrë). Pas fundjavës parashikohet një rënie graduale e temperaturave, e cila vijonb për 5 – 6 ditë ndërsa sërisht ditët e fundit të gushtit sjellin një rritje të lehtë të vlerave termike.
Discussion about this post